Trashëgimia e harruar arkeologjike në qendër të Prishtinës

Trashëgimia e harruar arkeologjike në qendër të Prishtinës

HistoriKulturaTrashegimi Kulturore  Kurt Farka on November 23, 2021 Trashëgimia e harruar arkeologjike në qendër të Prishtinës Nga: Elvi Sidheri 18 NËNTOR 2021 “ … Qazim Namani dhe Emin Sallahu janë dy historianë e arkeologëme  kontribut të çmuar bëjnë per ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe historike në trojet e Kosovës bashkëkohore…” Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës ndodhet në pjesën e vjetër të Prishtinës, jo rastësisht i strukur në një shtëpi të moçme disashekullore, ku shpërfaqet si rrallëkund qytetaria që pati lulëzuar dikur në kryeqytetin kosovar. E pikërisht në këtë shtëpi fisnike qytetare prishtinase, mes shkallëve të drunjta, verandës orientale përmbi kopshtin e harlisur, ku ndërthuren gjethnajat, pema shekullore e manit që ngrihet krenare në oborr, dhe një mori gjetjesh arkeologjike që vijnë nga...