Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Reichstag, e vërteta e fshehur e zjarrit që Hitleri e përdori për eliminimin e kundërshtarëve
Nga Paolo Valentino Kur në një mëngjes të ftohtë janari të vitit 1934, Martin van der Lubbe pa trekëmbëshin ngritur në oborrin e gjykatës së Leipzig, u tërbua nga zemërimi. U përpoq të çlirohej nga gardianët, nisi të fyente gjyqtarët dhe anëtarët e qeverisë që kishin ardhur për të parë ekzekutimin e tij dhe lëshoi një klithmë të dëshpëruar:”Po të tjerët ku janë?”. Por kujt i referohej ai? Kishin kaluar 317 ditë që nga 27 shkurti i vitit 1933, kur radikali i majtë holandez, vetëm 24 vjeç, u arrestua në vendin e krimit dhe rrëfeu menjëherë. Ishte ai gjysmë ore më herët, që kishte ndezur zjarrin në Reichstag, selinë e parlamentit gjerman. Ai rezultoi të ishte “zjarri i shekullit”. Adolf Hitleri ishte bërë kancelar më 30 janar, i emëruar nga presidenti Paul von Hindenburg në përputhje të plotë me Kushtetutën e Vajmarit. Liritë civile ekzistonin ende në letër, edhe pse tashmë kishin nisur të ndodhnin gjëra shqetësuese, si mbyllja e gazetave të majta, spastrimi nga administrata publik i zyrtarëve “të pabesueshëm” apo ligjërimi i dhunës nga milicitë naziste SA, SS...