Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Lapardhaja: Berisha, kolaterali politik më i madh i Ramës! E voton në Tiranë e Elbasan, të futet Meta në Parlament
Gazetari Namir Lapardhaja ka reaguar ndaj takimit të fundit të Berishës në Elbasan, duke u shprehur se ai është “kolaterali më i madh politik i Edi Ramës”. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ai ka komentuar situatën e krijuar në disa qarqe elektorale, duke veçuar Tiranën dhe Elbasanin si shembuj tipikë të asaj që ai e cilëson si “tradhëti politike ndaj të djathtës shqiptare”. Sipas Lapardhasë, vota për Berishën në këto qarqe nuk sjell përfaqësim të demokratëve në Parlament, por përfundon me ulëse për Ilir Metën dhe ish-funksionarët e LSI-së. Ai nënvizon se një pjesë e demokratëve “e kanë ngrënë turpin me bukë”, duke pranuar aleanca dhe figura që nuk përfaqësojnë aspak idealet e së djathtës. “Ka një turp më të madh për një...