Tetor 1940, Musolini përdor Skënderbeun për të sulmuar Greqinë

Tetor 1940, Musolini përdor Skënderbeun për të sulmuar Greqinë

Nga Ylli Polovina Në 26 tetor 1940, e shtunë, fillimisht radio shtetërore italiane bashkë me ndonjë gazetë të mbrëmjes, njoftuan se një bandë e armatosur greke pati sulmuar postat kufitare shqiptare me numrat 30 dhe 31, të cilat ndodheshin afër Korçës dhe në jug të pikës doganore të Kapshticës. Ky grup i armatosur kishte depërtuar një çast në territorin e Shqipërisë dhe për këtë pati përdorur predha të artilerisë si edhe bomba dore. Sipas këtij lajmi të theksuar fort dhe të përsëritur vazhdimisht, si të qe një komunikatë lufte, patrullat shqiptare dhe pastaj trupa që u kishin ardhur menjëherë në ndihmë, i patën prapsur agresorët. Gjashtë prej këtyre të fundit ishin kapur rob dhe nga pala tjetër dy ushtarë qenë vrarë dhe tre plagosur. Pasi këtu...