Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Pse duhet të studiojmë edhe historinë që nuk ka ndodhur kurrë
Nga Nandini Das Aludimi mbi skenarët alternativë është një praktikë gjithnjë joshëse, si në jetën tonë të përditshme, po ashtu edhe kur përpiqemi të kuptojmë të kaluarën. Pyetjet rreth asaj që ndodhi rrëshqasin shumë lehtë në hamendësime: po sikur të mos ndodhte, apo të kishte ndodhur ndryshe? Historianët priren të mos i trajtojnë me dashamirësi spekulime të tilla. Prej tyre ushqehet shumë letërsia dhe kinemaja e fanta-shkencës. Në nëntorin e vitit 1616, ambasadori i parë anglez në Indi, Sër Tomas Roi, u shkroi drejtuesve të Kompanisë Indive Lindore. Në letër Roi i paralajmëron ata se “lufta dhe tregtia janë të papajtueshme midis tyre”, dhe se ishte më mirë që të kërkohej fitimi përmes një “tregtie të qetë”. Roi nuk ishte aspak idealist kur bëhej fjalë për...