Arrestohet polici i Rinasit! Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me dy kushërinjtë në Fushë Krujë

Arrestohet polici i Rinasit! Qëlloi me armë zjarri pas sherrit me dy kushërinjtë në Fushë Krujë

Foto Ilustruese TIRANË- Një efektiv policie është vënë në pranga pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “kanosje”. Bëhet fjalë për Ergys Zelën, me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas. Në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëhet me dije se më datë 4 prill, rreth orës 22:00, Zela është përfshirë në një konflikt me dy kushërinj, pranë një parkimi në Fushë Krujë. Nuk dihet arsyet e nisjes së sherrit. Zelës, siç bëhet me dije, i është sekuestruar dhe arma e shërbimit 'Glok' së bashku me 12 fishekë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një gëzhojë, por nuk dihet nëse Zela ka qëlluar në ajër apo në drejtim të dy kushërinjve. Deri më tani nuk është raportuar për persona të plagosur. Njoftimi zyrtar: Agjencia...