Teodoros Pangalos: E gjithë Atika fliste shqip, ishin arvanitas, si Korinthi, Argolida, Beotia, Ftiotia, Eubea

Teodoros Pangalos: E gjithë Atika fliste shqip, ishin arvanitas, si Korinthi, Argolida, Beotia, Ftiotia, Eubea

Nga Teodoros Pangalos “U rrita në një shtëpi, në të cilën origjina arvanitase u jepte të gjithëve, veçanërisht fëmijëve, një krenari kolosale. “Jemi Arvanitas”. Kjo origjinë e lavdishme, pothuajse i eklipsoi prejardhjet e tjera, njëlloj të rëndësishme për historinë e familjes, si p.sh. të një stërgjysheje nga Hios, që stolisej me dantella, me bizhu dhe me stil perëndimor të mbajtjes së flokëve, apo një stërgjyshi që u largua nga Aj-Vali i Azisë së Vogël që të shpëtonte jetën e tij dhe krijoi lidhje në të gjithë Ballkanin me lëvizjet kryengritëse të grekëve. E sa para bënte se ai, Pangallos, kishte emër me prejardhje bizantine, e ç’rëndësi kishte se ai ishte mjek para se të hynte shekulli i 19-të. Ne, djemtë, adhuronim paraardhësit me fustanella nga...