Përse në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë?

Përse në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë?

Në epokën klasike, për të treguar Greqinë dhe grekët, përdoreshin emrat Helladë (Hellas) dhe helenë. Këto terma Homeri i përmendte si emra, të cilët përdoren për një krahinë të vogël në Jug të Thesalisë dhe për banorët e saj. Në poemat homerike emri helen përdoret vetëm një herë sepse siç e nënvizon Tuqididi, ata nuk përbëjnë popull apo komb (etnikë). Përveç kësaj, ky autor shton se, para Helenit, emri Helladë nuk egzistonte[1]. Në kohë të Homerit grekët nuk dalloheshin ende si grup etnik me të njëjtin emër. Kërkuesit e sotëm nuk venë re në poemat homerike ndonjë ndryshim etnik midis akeasve dhe trojanëve. Duke u mbështetur tek gjeografët e vjetër, P. Faure shpreh mendimin se në çastet e rënies së Trojës, rreth vitit 1250 para Krishtit, Troja...