Rënia e Kostandinopojës dhe debatet e shekullit XVI rreth formës së zaptimit të qytetit

Rënia e Kostandinopojës dhe debatet e shekullit XVI rreth formës së zaptimit të qytetit

Nga: Agron Islami Qyteti i vogël me emrin Bizantion, i themeluar në shek. VII p.e.s., rreth pesë shekuj më vonë (shek. II p.e.s.) do t’i bashkëngjitet qyteteve të sunduara nga Perandoria Romake. Ndonëse Bizantioni kishte përparësi të mëdha gjeostrategjike, nuk e kishte tërhequr vëmendjen e perandorëve romakë. Gjërat ndryshojnë me ardhjen në fron të Kostandinit të Parë (324-337), i cili në muajin maj të vitit 330, në një atmosferë festimesh që zgjatën katër ditë, rezidencën perandorake të Romës do ta zhvendosë në brigjet e Bosforit. Kështu, edhe zyrtarisht, Bizantioni i vogël do të shndërrohet në qendër të botës. Por, tani me emrin e ri, Kostandinopoja – emër që identifikonte edhe pronarin e ri, Kostandinin. Nga këtu e tutje, Kostandinopoja, i cili ishte kryeqytet i Perandorisë...