575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

Jahja Drancolli 575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë! Dihet se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës (1444),...