1945: Viti zero për mbarë botën?

1945: Viti zero për mbarë botën?

Lufta e Dytë Botërore ishte një nga ngjarjet më të mëdha të përbashkëta në historinë njerëzore. Mes viteve 1937 dhe 1945, më shumë se 100 milionë burra dhe gra u mobilizuan në forcat e armatosura anembanë botës. Qindra miliona civilë u tërhoqën gjithashtu në konflikt – si punëtorë të fabrikave, si furnizues me ushqime apo zbavitje, si të burgosur, si punëtorë skllevër dhe si shënjestra. Çdo cep i planetit, madje edhe ata larg luftës, u prek nga kjo katastrofë globale. Fundi i luftës shpesh mbahet mend si një kohë idealiste. Festime të mëdha u zhvilluan në Londër dhe Paris në Ditën e Fitores ​, fishekzjarre shpërthyen mbi Kremlin dhe marinarët puthnin infermieret në Times Square të Nju Jorkut. Në SHBA, Presidenti Truman vazhdimisht i thoshte...