Të vërtetat e historisë së fjalorthit greqisht-shqip të Marko Boçarit

Të vërtetat e historisë së fjalorthit greqisht-shqip të Marko Boçarit

Albert Vataj Marko Boçari një nga figurat më të rëndësishme shqiptare arvanitase, lindur në fshatin Dragan pranë Paramithisë, në librin e madh të kujtesës dhe mirënjohjes, ruhet përmes një thesari shpirtëror, një fjalori greqisht-shqip me 1700 fjalë. Fjalori që i atribuohet atij si autor, s’ka ndonjë radhë alfabetike, fjalët janë radhitur pa rregull, shkruar me shkronja greqishte, pa ortografi, pa shënja mbi të zëshmetë, simple dhe pa mjeshtëri, siç i ka hije një trimi luftar, shkruan për këtë fjalorth të thjeshtë, Lumo Skëndo. Marko Boçari njihet si autori i një leksiku greqisht – shqip të shkruar në Korfuz më 1809, me insistimin e François Pouqueville, konsull i përgjithshëm i Napoleon Bonapartit në oborrin e Ali Pashës në Janinë. Fjalori ka një rëndësi për njohjen e...