John F. Kennedy: 5 teoritë e vrasjes së Presidentit

John F. Kennedy: 5 teoritë e vrasjes së Presidentit

Mërgimtarët kubanë Në vitin 1961, administrata Kennedy miratoi pushtimin e Gjirit të Derrave – një përpjekje e fshehtë për të rrëzuar regjimin problematik të Fidel Kastros në Kubë. Të mbështetur nga CIA, një brigadë mërgimtarësh kreu sulmin. Por ishte dështim. Një pjesë e madhe e tyre u burgosën ose u vranë. Kennedy u fajësua personalisht, sepse kishte refuzuar të ofronte mbështetje ajrore gjatë pushtimit. Sipas kësaj teorie, një kontigjent kubanezësh anti-Kastro, që kërkonin hakmarrje për fiaskon e Gjirit të Derrave, orkestruan vrasjen e Kennedy, ndoshta në bashkëpunim me agjentë të pakënaqur të CIA-s. CIA Kjo teori mbështetet tek tensioni që u krijua midis presidentit dhe agjencisë së inteligjencës pas katastrofës së Gjirit të Derrave. Kennedy dyshohet se u zemërua e madje u zotua “të bënte...