Si e zbuluan varrin e mbretit Gent emigrantët shqiptarë në Itali

Si e zbuluan varrin e mbretit Gent emigrantët shqiptarë në Itali

Mbreti Gent i fisit ilir të ardianëve është padyshim një nga më të përmendurit në historinë e antikitetit. I njohur për sensin e tij të prakticizmit, risive dhe pasionit të tij për biologjinë, ai gjen vend nderi në faqet e historisë. Ishte i fundit mbret ilir. Gjurmët e tij humbasin në vitin 168 para erës sonë, kur ra Shkodra. Nëse rrëmojmë në analet e historisë, vërejmë se hamendjet janë të shumta. Disa historianë pretendojnë se ai u zhduk, u vra, u arratis. Deri disa vite më parë askush nuk kishte informacione për fatin e sovranit ardian. Pas vitit 2000 ishin emigrantët shqiptarë në Itali, ata që ranë në gjurmët e mbretit Gent. Varri i tij gjendet në Itali, në provincën e Gubbios, Peruxhia, në krahinën...