Dhia e egër konsiderohej si kafshë “e shenjtë” në traditën shqiptare

Dhia e egër konsiderohej si kafshë “e shenjtë” në traditën shqiptare

Dhia e egër Vetë shkathtësia e saj, tiparet e saj interesante që e dallojnë atë nga kafshët e tjera, me sa duket, kanë bërë që te kjo të ruhen atribute kulti. Kulti ii Dhive të egra është ruajtur në Malësinë e Shqipërisë së Veriur, po kështu dhe në rreth të Tomorrit, në Malësinë e Labërisë e vende të tjera. Gjahtarët shpeshherë jo me qejf të madh i vrisnin dhitë e egra, vetëm sepse një traditë e lashtë i mbante këto për kafshë “të shenjta”. Gjahtarët para se të dilnin për gjah në vendet ku kishte dhi të egra, kryenin një seri ceremonish dhe laheshin, fakt që na e vë në dukje Nopça. (F.Nopça, vep. cit. f. 40). Kjo bëhej për të lehtësuar në një farë...