Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shqiponja është e njohur ndër shqiptarë si shpend kulti
Në disa vise të vendit tonë është i pranishëm besimi se kjo s’duhet vrarë se një veprim i tillë është mëkat. Mbi nderimin e veçantë që kanë Shqiptarët për këtë shpend rrëmbyes, na flet Durham në veprën e saj kushtuar zakoneve e origjinës së fiseve të viseve të ballkanit. (E.Durham, “Some tribal origins, lavs and costums of the Balkans” London, 1928, f. 140-144). Në disa raste, kur e vrasin shqiponjën e cila shpesh herë si shpend rrëmbyes dëmton pulat, trupin e saj e hapin në formë fluturimi mbi një dru në kopshtie e në ara, e kjo për bereqet e mbarësi në prodhime të arave e të kopshtijeve. Shkëputur nga libri “Mitologjia Ndër Shqiptarë – Mark Tirta”. /InforCulture.info