Stratioti Mërkur Bua Shpata në penelin e Lorenzo Lottos

Stratioti Mërkur Bua Shpata në penelin e Lorenzo Lottos

Nga: Luan Rama Fytyra e vetme e Mërkur Bua Shpatës, por dhe e rrallë ndër stratiotët shqiptarë të shekullit XVI,[1] qëndron sot ballë nesh, shfaqur kështu pas thuajse pesë shekujsh, duke kapërcyer nëpër mjegullat e historisë. Është portret i fuqishëm e njëkohësisht melankolik, me një tis të lehtë trishti, çka në fillim studiuesit dhe historianët e artit nuk e kuptonin se i kujt ishte ky portret. Për më tepër që Lorenzo Lotto, që e kishte pikturuar këtë portret, nuk e kishte shkruar emrin e stratiotit pas telajos, as datën apo emrin e tij si artist. Kështu, piktura me dimensionet 1.18 metra me 1.05 metra dhe me ngjyra vaji, ishte anonime, me një titull galeristi: “Portret burri” apo “Ritratto di gentiluomo”. Një dritë okër e ndriçon në veçanti...