Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Përshëndetjet” e shqiptarëve në Selanikun e shekullit XVIII
Nga: Mark Mazower (Kapitulli “Shqiptarët” nga libri “Selaniku, qyteti i fantazmave: Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, 1430-1950”) Ndërkohë, çrrënjosja e dhunës së jeniçerëve ishte shpesh më e vështirë sesa shërimi i një sëmundjeje. Shumë pashallarë, të paaftë për t’u mbështetur te trupat, që supozohej se ishin nën komandën e tyre, mbanin shpura të armatosura personale. Ata rekrutonin të rinj, kryesisht shqiptarë nga fshatrat e varfra malore, të cilët sollën me veto një qëndrim të dukshëm agresiv ndaj jetës. Një shekull më parë, një udhëtar osman, i kishte paralajmëruar të tjerët për mënyrën se si shqiptarët i përshëndesnin. Lista e tij përfshinte shprehjet e mëposhtme të përdorshme: “Ha mut!”, “Të qifsha nënën!”, “Të qifsha gruan!” dhe “Të pjerdhsha në vesh!”. Selaniku shtrihej ndërmjet tokave jugore të...