Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës, pasurohet historiku për turistët

Përfundon ekspedita në kalanë e Gjirokastrës, pasurohet historiku për turistët

Ekspedita arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës e ndërmarë nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore me pjesëmarrjen e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj ka përfunduar. Zbulimet e reja përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë të shek. V–VI të erës sonë si dhe skeletin e një kali dhe të një luftëtari. Gjithashtu janë zbuluar objekte arkeologjike me vlerë, të cilat i përkasin periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë. “Pas 4 javë gërmimesh në kalanë e Gjirokastrës ne kemi mbyllur me sukses ekspeditën tonë, mund të themi se kemi patur gjetje materiale përveç skeleteve, kemi gjetur fragmente qeramike që i përkasin periudhave të ndryshme, gjetje metalesh”, tha Pamela Llapaj, arkeologe. Ndërsa arkeologët u rikthyen pas gati 30 vitesh në këtë monument me...