Dorëheqja e Milosh Vuçeviç pas protestave masive/ Vuçiç propozon sot në Kuvend emrin e kandidatit për kryeministër

Dorëheqja e Milosh Vuçeviç pas protestave masive/ Vuçiç propozon sot në Kuvend emrin e kandidatit për kryeministër

 Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do ti propozojë sot Kuvendit emrin e kandidatit për kryeministër. Ndërkohë afati për zgjedhjen e qeverisë së re në Asamblenë Kombëtare skadon më 18 prill në mesnatë. “Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidenti i Republikës do t'i propozojë Kuvendit Kombëtar një kandidat për Kryeministër, pasi të dëgjojë mendimet e përfaqësuesve të listave të përzgjedhura zgjedhore”, thuhet në njoftimin e presidencës. Gjithashtu Vuçiç tha javën e kaluar se formimi i qeverisë së re ka si symim të kompensojë çdo gjë që ka ndodhur gjatë këtyre muajve. Ai theksoi se duhet ta kthejmë sigurinë në shtëpitë tona, fëmijët në shkolla dhe Serbinë duhet ta kthejmë në rrugën e suksesit dhe fitoreve që i kemi pasur të panumërta në vitet e kaluara. “Nuk kam dashur të...