Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Irani ekzekuton një person të dënuar për spiunazh për Izraelin
Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë, i cili ishte dënuar për spiunim për Izraelin. Sipas gjyqësorit iranian, personi që u ekzekutua i kishte dërguar informacione Izraelit lidhur me shkencëtarët bërthamorë të cilët u vranë gjatë luftës 12-ditore që Teherani zhvilloi me Izraelin në qershor. “Roozbeh Vadi… u ekzekutua pas proceseve gjyqësore dhe konfirmimit të dënimit të tij nga Gjykata e Lartë”, u tha në ueb-faqen e gjyqësorit, Mizan Online, ku u shtua se ai kishte zbuluar informacion për një “shkencëtar bërthamor që u vra gjatë agresionit të fundit të regjimit sionist”. Ekzekutimi u krye me varje, u tha në njoftim. Nuk është e qartë se kur ky person u arrestua apo kur u dënua. Mizan tha se Vadi transferoi “informacion të klasifikuar”, pasi ishte rekrutuar...