Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
DW: SHBA ndryshon rregullat për vizat, kush e shkel i mbahen 15-mijë $, ja shtetet që preken…
Qeveria e SHBA-së planifikon t'u kërkojë qytetarëve nga disa vende të caktuara që shkojnë atje si turistë ose për biznes që të paguajnë një depozitë deri në 15,000 dollarë kur marrin vizën. Kjo masë synon të sigurojë që udhëtarët "të përmbushin kushtet e vizavetë tyre dhe të largohen nga Shtetet e Bashkuara në kohën e duhur", thuhet në njoftimin zyrtar të Regjistrit Federal të SHBA-së. Kjo masë hyn në fuqi më 20 gusht dhe do të testohet fillimisht si projekt pilot për rreth 12-muaj. Të prekur do të jenë qytetarë nga vende që kanë shkallë të lartë qëndrimesh të paligjshme pas skadimit të vizës. Një raport i Departamentit të Sigurisë Kombëtare i vitit 2023 rendit Çadin, Eritrenë, Myanmarin, Jemenin dhe Haitin si vende të tilla. Shtetasit e Visa Waiver...