DOSJA E BANKERS/ Si futeshin mediat në listë të zezë: Kemi probleme me ta

DOSJA E BANKERS/ Si futeshin mediat në listë të zezë: Kemi probleme me ta

Punonjësit në protestë TIRANË-Në dosjen e 'Bankers', kompania e cila krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, rezulton edhe një tjetër skemë, por këtë herë jo për të fshehur të ardhurat, por për t'iu fshehur 'syrit' të publikut. Në dosjen e prokurorisë zbulohet se si 'Bankers', një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave. Gjatë përgjimeve telefonike është zbuluar nga Prokuroria se kjo kompani përmes kontratave të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e punëtorëve të saj. Konkretisht bëhet fjalë për një protestë të zhvilluar nga punonjësit e saj më datë 01.05.2025. Punëtorët e "Bankers...