Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Prokuroria çon në gjyq krerët e Urdhrit të Stomatologut, akuza për shpërdorim detyre (Emrat)
                            Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit N.D. dhe A.G. për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Në përfundim të hetimit, Prokuroria e Tiranës njoftoi se “rezultoi se N.D i denoncuar nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve, ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e “Urdhrit të Stomatologut” nga viti në vit për përfitime personale”. “Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016. Pavarësisht se u mor i pandehur, ai ndërmori veprime aktive...