“Ka mungesë financimesh në bujqësi”, Bardhi në Cakran: Janë zhdukur investimet në infrastrukturë

“Ka mungesë financimesh në bujqësi”, Bardhi në Cakran: Janë zhdukur investimet në infrastrukturë

Drejtuesi politik i  PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama për keqqeverisje për 12 vite. Teksa prezantoi kandidatin Gentian Koçi në Cakran, Bardhi tha se dy janë problematikat e mëdha në këtë qark, mungesa e financimeve në bujqësi dhe në zhdukjen e investimeve në infrastrukturë.  “Pas 12 vitesh nuk mund të vazhdohet më kështu. Dhe këtë, jam i bindur që nuk e thonë vetëm demokratët. Por, nuk shtyhet më kështu e thonë edhe anëtarët e thjeshtë të Partisë Socialiste që janë lënë në harresë njëlloj si ne demokratët. Nuk shtyhet më kështu, se ka zero fonde për bujqësinë. Nuk shtyhet më kështu se po ikin të rinjtë. Unë jam shumë i lumtur që këtu ka shumë të rinj...