1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer shkruan: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet!”

1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer shkruan: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet!”

Në vitin 1914, profesori austriak i gjeografisë historike Eugen Oberhumer, në një punim të tij shkruan ndër të tjera: “Mendimi diletant i shfaqur herë pas here se shqiptarët janë stërnipët e pellazgëve, nuk ia vlen të diskutohet. I vetmi komb që mund të merret në konsideratë si prindër të shqiptarëve të sotëm që kanë banuar prej kohësh në këto vise janë ilirët. Sado të pakta që janë njohuritë tona mbi gjuhën ilire, të dhënat që kanë arritur në ditët tona mjaftojnë për të sqaruar lidhjet e saj me shqipen dhe me degë të tjera të qarkut të fiseve ilire. Sigurisht, ilire ka qenë gjuha e mesapëve të hershëm në Apulinë e sotme, siç duket po kështu edhe gjuha e Venetëve të moçëm në Veneti. Shkenca...