Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mposhtur Hamasin’, thotë ministri izraelit
Izraeli duhet të ndërmarrë ‘të gjitha masat e nevojshme për të mposhtur Hamasin’ në Rripin e Gazës, deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz. "Mposhtja e Hamasit në Gaza, duke krijuar njëkohësisht kushtet për kthimin e pengjeve, janë qëllimet kryesore të luftës në Gaza dhe duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t’i arritur ato," tha Katz. Ministri pritet që më vonë gjatë ditës t’ia paraqesë këtë qëndrim kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe anëtarëve të kabinetit të tij, sipas një njoftimi të zyrës së tij. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë të Izraelit, e parashikuar për gjatë ditës, është paralajmëruar nga mediat, megjithëse zhvillimi i saj nuk është konfirmuar zyrtarisht deri më tani. Katz vizitoi trupat në Rripin e Gazës, gjatë së cilës shpjegoi...