Ngërçi politik në Kosovë, paralajmëron diplomatja amerikane: Pa qeveri të qëndrueshme, investitorët tanë largohen

Ngërçi politik në Kosovë, paralajmëron diplomatja amerikane: Pa qeveri të qëndrueshme, investitorët tanë largohen

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, tha se mosformimi i një qeverie të re pas zgjedhjeve, po rezulton në “humbje të mundësive për Kosovën”. Në një intervistë për Gazetën Express, Prattipati tha se administrata e presidentit amerikan kërkon aleatë të fortë me të cilët mund të avancojë prioritetet që ka. “Një vend pa institucionet bazë dhe me një rrugë të pasigurt drejt krijimit të tyre është një partner te i cili nuk mund të mbështetemi gjithmonë plotësisht”, tha Prattipati. “Kompanitë amerikane kërkojnë qeveri të qëndrueshme dhe partnerë të besueshëm kur shqyrtojnë ku të investojnë, dhe paaftësia e Kosovës për t’i formuar institucionet mund të bëjë që kompanitë të bëjnë biznes diku tjetër. Mundësitë për ta forcuar marrëdhënien tonë ekonomike mund të...