Koha e duhur për të pirë ujë gjatë ditës dhe pas ushqimit

Koha e duhur për të pirë ujë gjatë ditës dhe pas ushqimit

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion. Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur. A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë? Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm. Ujë pas zgjimit Pini një gotë me ujë menjëherë...