Burimi: 
								Kultplus.com
								
							
                                    Foto © Kultplus.com                                
                            Komedia “Shi në plazh” mbylli sezonin e Kinemasë Verore të DPA-së
                            “Shi në plazh” ishte komedia e radhës e cila u shfaq në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Shfaqja u shkaktoi të pranishmëve plot të qeshura dhe emocione, në mbylljen e sezonit të dytë të Kinemasë Verore. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave falenderoi për mbështetjen Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), që mundësoi transmetimin e shfaqjes, si edhe shprehu mirënjohje për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), me të cilin ndau gjithë këtë rrugëtim të pasur kulturor. Duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të kinematografisë e teatrit gjatë regjimit komunist, ky sezon i Kinemasë Verore të DPA-së, iu kushtua posaçërisht komedisë shqiptare. Në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Kinemaja Verore e DPA-së, e cila ka një kapacitet prej 140 ulësesh, iu adresua...