Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
DASH: Aplikantët për viza të dorëzojnë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka propozuar që aplikantët për viza biznesi dhe turistike të dorëzojnë garanci deri në 15.000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim që do të publikohet në Regjistrin Federal të martën, DASH thekson se do të nisë një program testues 12-mujor, sipas të cilit, njerëzve nga vende që konsiderohen me shkallë të larta të qëndrimeve të paligjshme pas skadimit të vizës dhe me mangësi në kontrollin e dokumenteve të brendshme, mund t’u kërkohet ta dorëzojnë një garanci prej 5.000, 10.000 ose 15.000 dollarësh kur aplikojnë për vizë. Propozimi vjen ndërkohë që administrata Trump po ashpërson kërkesat për aplikantët për viza. Javën e kaluar, Departamenti i Shtetit njoftoi se shumë aplikantë për rinovim vizash do të duhet...