Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Holanda ofron 500 milionë euro për mekanizmin e NATO-s që furnizon me armë Ukrainën
Holanda është vendi i parë që do të mbështesë financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave Prioritare për Ukrainën) të NATO-s për dorëzimin e armëve në Ukrainë, duke ofruar 500 milionë euro, siç njoftoi sot ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans. “Ukraina ka nevojë urgjente për përforcim të mbrojtjes kundër ajrit dhe municion,” shkruan Brekelmans në një postim në platformën X, duke shtuar se vendi i tij do të ofrojë 500 milionë euro për dorëzimin e sistemeve ushtarake amerikane (përfshirë raketat Patriot). “Kjo do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrojë veten dhe pjesën tjetër të Evropës nga sulmet ruse,” tha ai. Në një njoftim të publikuar në faqen e internetit të ministrisë holandeze të Mbrojtjes, përmendet gjithashtu se edhe vende të tjera kanë premtuar se do ta...