SHBA propozon garanci deri në 15 mijë dollarë për vizat, preken edhe aplikantët shqiptarë

SHBA propozon garanci deri në 15 mijë dollarë për vizat, preken edhe aplikantët shqiptarë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka propozuar një program pilot 12-mujor që mund t’u kërkojë aplikantëve për viza biznesi dhe turistike të depozitojnë një garanci financiare deri në 15,000 dollarë për të hyrë në vend. Kjo nismë, e cila vjen në një kohë kur administrata po shtrëngon kërkesat për vizat, mund ta bëjë procesin e aplikimit të papërballueshëm për shumë njerëz, përfshirë edhe shqiptarët. Në një njoftim që pritet të publikohet zyrtarisht në Regjistrin Federal, Departamenti i Shtetit shpjegon se programi pilot do të synojë shtetasit e vendeve që konsiderohen me “norma të larta tejkalimi të lejes së qëndrimit” dhe me kontrolle të brendshme të sigurisë së dokumenteve që konsiderohen të mangëta. Aplikantët nga këto vende mund të detyrohen të depozitojnë një garanci prej 5,000, 10,000 ose...