Vasili: Hasani, si Ali Kimiku, ha turpin me bukë dhe i bën fresk talebanizmit elektoral të 11 majit!

Vasili: Hasani, si Ali Kimiku, ha turpin me bukë dhe i bën fresk talebanizmit elektoral të 11 majit!

Nga Petrit Vasili Mjerisht, niveli i diplomacisë haxhiqamiliste rilindase është sot një realitet i ulur këmbëkryq në zyrën e Ministrit të Jashtëm Hasani. Ashtu si Ministri i Propagandës së Sadam Huseinit, Ali Kimiku, ashtu edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë i bën propagandë 11 majit talebanesk dhe e quan sukses të madh. Me një nivel mizerabël të respektit për veten, ky i ashtuquajtur Ministër i Jashtëm i shkruan OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Europës dhe u thotë: ◾️"Në këtë kuadër, më duhet të shpreh shqetësimin serioz lidhur me paragrafin hyrës të Deklaratës, i cili paraqet një pasqyrim ndjeshëm negativ dhe, sipas mendimit tonë, të paekuilibruar të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025." Po si mundet të vetëposhtërohet njeriu në këtë fare feje? Pamjet filmike pa fund,...