MEPJ reagon pas akuzave të Berishës: Nuk ka presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, është praktikë standarde

MEPJ reagon pas akuzave të Berishës: Nuk ka presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë, është praktikë standarde

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar pas deklaratave të bëra ditën e sotme nga kreu i PD, Sali Berisha, lidhur me një letër të dërguar nga ministri Igli Hasani institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor të 11 majit 2025. Sipas berishës në këtë letër po u bëhet presion vëzhguesve ndërkombëtarë. Por në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme theksohet se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në punën e Misionit të vëzhguesve të ODIHR, dhe aq më pak për ushtrim presioni ndaj tyre. Ministria thekson se është praktikë standarde në çdo proces zgjedhor që autoritetet shtetërore të shtetit pritës të përcjellin sqarime dhe kontekst shtesë mbi gjetjet e raportit paraprak të vëzhguesve. Reagimi i plotë: Në lidhje me pretendimet e...