Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Tensione në metronë e Romës! Burri italian sulmon turistët, ata i përgjigjen me muzikë!
Një episod i pazakontë është regjistruar në metronë e Romës, ku një vendas ka shpërthyer me zemërim ndaj një grupi turistësh të rinj meksikanë që ndodheshin në platformën e trenit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë burrin italian duke bërtitur dhe goditur me shqelma, ndërsa turistët, që ndodhen në qytet për ngjarjen fetare Jubileu i Rinisë 2025, qëndrojnë të qetë dhe nuk provokojnë më tej situatën. Por reagimi i tyre do të mahniste të gjithë: në vend që të kundërpërgjigjen, të rinjtë vendosin të luajnë këngën simbol të paqes “Imagine” të John Lennon përmes një altoparlanti portativ. Mes tensioneve, grupi fillon të këndojë me entuziazëm, duke ngritur duart lart dhe duke krijuar një atmosferë krejt të kundërt me sjelljen agresive të burrit. Njëri prej...