E rëndë në Durrës! Vëllezërit qëllojnë 35-vjeçarin me armë për shkak të një parakalimi

E rëndë në Durrës! Vëllezërit qëllojnë 35-vjeçarin me armë për shkak të një parakalimi

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Durrës pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të një makine ku udhëtonte një 35-vjeçar. Shkak është bërë një parakalim me automjet. “Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj”, njoftoi policia. Mes palkëve ka pasur një konflikt verbal fillimisht për parakalimin, ndërsa më pas vëllezërit qëlluan me armë. Nga të shtënat...