Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha “mbron” sërish Veliajn: Ndaj tij janë sjellë në mënyrë të papranueshme
Kryedemokrati Sali Berisha, në daljen për mediat jashtë SPAK-ut, foli sërish për kryebashkiakun Erion Veliaj, për të cilin tha se po keqtrajtohet në burg. Sali Berisha: Rasti i Ilir Metës është rast që ju nuk mund ta imagjinoni. Vetëm pse ka dhënë një intervistë i heqin 10 ditë të drejtën e çdo komunikimi, sikur të ishin Stalinistë apo nazistë. Shkojnë tre familjarë, motra me fëmijët dhe njërit nga fëmijët i thonë, jo se lejohen vetëm tre. Dhe raste të tjera. Plus që është absolutisht, ta dijë çdo shqiptar, pa asnjë fakt në dosje. Nuk mbroj njeri që ka fakt penal. Për Erion Veliajn, çështja është siç e patë ju, dëshmitarët njëri pas tjetrit, pasi kanë kaluar në zyrën e Ramës, nuk e di, por kjo...