“Sanduiç” mes PSG dhe Chevalieri, çfarë e pret Donnarumma? “Fërkon duart” Manchester United

“Sanduiç” mes PSG dhe Chevalieri, çfarë e pret Donnarumma? “Fërkon duart” Manchester United

Cila do të jetë e ardhmja e Gianluigi Donnarumma? Portieri i kombëtares italiane është gjithnjë e më pranë largimit nga PSG gjatë kësaj merkatoje vere. Klubi francez ka vendosur të investojë te portieri i Lille, Lucas Chevalier, për sezonin e ardhshëm, duke sinjalizuar qartë një ndryshim kursi dhe, rrjedhimisht, largimin e mundshëm të ish-portierit të Milanit. Donnarumma, lindur në vitin 1999, është tashmë i informuar për vendimin e klubit dhe do t’i duhet të gjejë një destinacion të ri. Nuk është çudi që një portier i nivelit të tij ngjall interes në shumë klube të mëdha europiane. Sipas “Teamtalk”, një prej tyre është pikërisht Manchester United, që po përgatitet për një ristrukturim të thellë të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim. Donnarumma shihet si një...