Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Vdekje për shqiptarët”, thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni-Rumani, në sallë i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski
Gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, një pjesë e tifozëve të pranishëm në sallë shpërthyen me kore antishqiptare. Në thirrjet e tifozëve dëgjohet të thuhet: “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”. Ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në tribunë, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar gjuhën e urrejtjes. Koret vazhduan pavarësisht pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të Punëve të Jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes. Përgjatë zhvillimit...