Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”

Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”

Orikum – 3 gusht 2025Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, i shpallur në kërkim prej muajsh si i dyshuar kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjes në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti. Plaku, 41 vjeç, me origjinë nga Vlora, ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Prej kohësh ai jetonte mes Greqisë dhe Italisë, ndërsa dyshimet e fundit tregonin se ai mund të ishte strehuar në Dubai. Por në fakt, ai është kapur në zonën e Orikumit, në jug të vendit, pas një operacioni të befasishëm të forcave të shumta policore. Sipas burimeve zyrtare, gjatë ndalimit atij iu gjetën dy armë zjarri me vete, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale....