Macron telefonatë me Vuçiç, diskutime për situatën në Bosnje dhe dialogun Kosovë-Serbi

Macron telefonatë me Vuçiç, diskutime për situatën në Bosnje dhe dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bën me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë. Presidenti francez, Emmanuel Macron me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq para pallatit presidencial në Paris, në prill të këtij viti. “Rikujtova rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dënojmë të gjitha veprimet e njëanshme për ta dëmtuar atë”, ka thënë Macron përmes një postimi në X. Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara. Kur ka folur për situatën në Bosnje, Macron ka thënë se e ka theksuar përgjatë bisedës...