Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shoqata e Turizmit alarmon: Çmimet në bregdetin shqiptar po rrezikojnë të largojnë turistët nga Kosova
Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve në bregdetin shqiptar gjatë muajve korrik–gusht 2025, duke paralajmëruar pasoja serioze për të ardhmen e turizmit në Shqipëri. Në një reagim publik, ai thekson se ngritja e paarsyeshme dhe e pakoordinuar e çmimeve në resortet dhe hotelet shqiptare po dëmton jo vetëm përvojën e pushuesve, por edhe imazhin e vendit si destinacion turistik i qëndrueshëm. “Ky shqetësim tashmë ka kaluar kufijtë dhe është bërë temë edhe në media ndërkombëtare, përfshirë gazetari italianë që kanë raportuar për çmime të papërballueshme”, ka thënë Kurtishaj. Sipas tij, pushuesit shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vizitorë sezonalë, por kontribuues të qëndrueshëm në ekonominë...