Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Qeveri përgjegjëse, mjaft me mashtrime”/ PL, akuzon rëndë: Shqipëria, vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për…
Zëdhënësja e PL, Jasmira Memelli në një deklaratë për mediat u shpreh se Shqipëria renditet zyrtarisht si vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për çmimet e bulmetit, një fakt skandaloz dhe i pafalshëm për një vend ku mbi 30% e popullsisë jeton nga bujqësia dhe blegtoria. Deklarata e plotë: Shqipëria renditet zyrtarisht si vendi i katërt më i shtrenjtë në Europë për çmimet e bulmetit, një fakt skandaloz dhe i pafalshëm për një vend ku mbi 30% e popullsisë jeton nga bujqësia dhe blegtoria. Të dhënat e Eurostat tregojnë se produktet bazë si qumështi, djathi dhe veza kushtojnë 131.5% të mesatares së Bashkimit Europian, më shumë se në Greqi, Bullgari, Kosovë apo çdo vend tjetër të rajonit. Ky është rezultati i drejtpërdrejtë i...