“Atmosferë diktature dhe vetëcensure “/ Reagon ashpër PD: Drafti i ri i Kodit Penal, godet lirinë e medias

“Atmosferë diktature dhe vetëcensure “/ Reagon ashpër PD: Drafti i ri i Kodit Penal, godet lirinë e medias

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Eno Bozdo përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Drafti i ri i Kodit Penal-godet lirinë e medias duke vënë në rrezik principet themelore të demokracisë. Postimi i plotë: Drafti i ri i Kodit Penal-godet lirinë e medias duke vënë në rrezik principet themelore të demokracisë! Drafti i ri i Kodit Penal, në veçanti neni 865 për shpifjen, përfaqëson një kthim mbrapa për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në Shqipëri. Ky nen, i cili parashikon dënime të rënda financiare për deklarata publike që pretendohet se përmbajnë informacione të rreme, vendos një presion të rrezikshëm mbi gazetarët, mediat dhe çdo zë kritik ndaj pushtetit. Sipas nenit 865, çdo kritikë që qeveria e konsideron “ofenduese”...