Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes në shtëpi
Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat bazë të sigurisë. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Kukës, Bajram Nenada, thekson se qytetarët nuk duhet të përdorin bombolat me ngjyrë të verdhë, të cilat janë të vjetra dhe jashtë standardeve të sigurisë. “Këto bombola gazi janë shumë të rrezikshme dhe kush ka ngjyrë të verdhë nuk duhet përdorur nga familjarët, pasi nuk janë bobola gatimi për shpi, por që përdoren jashtë dhe ato duhen të kolaudohen”, tha Neneda. Gjithashtu, ai rekomandon që bombolat të vendosen gjithmonë në ambiente të ajrosura mirë, të kontrollohen periodikisht për rrjedhje dhe të mos mbahen pranë burimeve të nxehtësisë apo pajisjeve elektrike që mund të krijojnë shkëndija. “Të kontrollohen dhe...