Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ODEON/ Lamtumirë Margarita Xhepa! I biri zbulon pengun: Donte të bënte një film
                            Margarita Xhepa ishte një ikonë e pashuar e artit shqiptar, një prani e rrallë që e ktheu skenën në tempull ndjenjash dhe fjalën në magji. Me zërin e saj të ngrohtë e të thellë, me sytë që flisnin po aq sa fjalët, ajo mishëroi tragjiken dhe të bukurën me një mjeshtëri të rrallë. Nuk ishte thjesht aktore ishte një shenjtore e skenës, një udhëtare e kohës që mbarti brenda vetes emocionet e brezave të tërë. Syri tv Arti shqiptar mban zi për këtë humbje të madhe. Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë, të skalitur në mbi shtatë dekada në teatër dhe kinematografi. Lindur më 2 prill 1932 në Lushnjë, ajo nisi rrugëtimin e saj artistik...