‘Jetoj me 7 të dënuar dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgu 313 në Tiranë

‘Jetoj me 7 të dënuar dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgu 313 në Tiranë

Nga Fabrizio Paladino Rreth orës 9 të mëngjesit të së premtes bie telefoni. Numër i panjohur, por, siç ndodh shpesh, edhe nga kureshtja, përgjigjja nuk mungon. Alo? Nga ana tjetër dëgjohet: ‘Jam i burgosuri numër 234’. Zëri është ai i Davide Pecorellit. Davide, si je? ‘Gjithsesi mirë, edhe pse jua kam përshkruar tashmë kushtet në burgun 313 të Tiranës’. Nga burgu ku ndodhet i mbyllur që nga data 8 maj, ish-arbitri i futbollit dhe sipërmarrësi nga San Giustino ka mundësi të kontaktojë çdo ditë me familjarët (gruan, katër fëmijët dhe babanë) dhe, në këtë rast, edhe me mikun gazetar. ‘Kam vendosur të ndërpres grevën e urisë pas dy javësh, vazhdon, kam humbur 6 kilogramë’. Një kthesë, apo më mirë, një rreze e parë shprese, ka...