”PD duhet të riformatohet”, ish-deputetja Çupi: Partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

”PD duhet të riformatohet”, ish-deputetja Çupi: Partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

Humbja e thellë dhe dërmuese që PD-ja përjetoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi. “PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel...