Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“PD është në ditën më të vështirë”, Dhurata Çupi: Domosdoshmëri riformatimi, partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur
Vjeshta pritet të zgjidhë shumë dilema në partinë më të madhe të opozitës. Me hir apo pahir Sali Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe Dhurata Çupi. “Partia Demokratike është në situatën më të vështirë në 34 vite të ekzistencës së saj. Sot është domosdoshmëri riformatimi i PD, sot kemi parti të përçarë, të lodhur, të mbyllur dhe duhet të bëjmë Parti Demokratike të hapur, përgjegjëse për nesër dhe alternativë qeverisëse për të nesërmen dhe të ketë në struktura dhe lidershipin e saj njerëz me vizion, të pakompromentuar dhe të kenë legjitimitetin e duhur”, deklaroi në një intervistë për Top Channel Dhurata...